Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Europiane: Stoltenberg zhvillon vizitë të paparalajmëruar në Kiev.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar një vizitë të paparalajmëruar në Kiev më 29 prill.Gjatë vizitës, ai tha se armët dhe municionet në Ukrainë do të nisin të arrijnë në shtet, përderisa pranoi se aleatët perëndimorë kanë dështuar të mbajnë premtimet sa i përket mbështetjes ushtarake për Ukrainën.Duke folur në një konferencë për media së bashku me presidentin Volodymyr Zelensky, në kryeqytetin ukrainas, Stoltenberg gjatë vizitës së tretë që kur nisi pushtimi rus i Ukrainës më 2022, tha se “vonesat serioze në mbështetje kanë shkaktuar pasoja serioze në fushëbetejë.“Për muaj të tërë, Shtetet e Bashkuara nuk ishin në gjendje të pajtoheshin për një paketë të ndihmës dhe aleatët evropianë ishin në gjendje të dërgojnë municione në shkallën që kanë premtuar”, tha ai.“Ukraina për muaj të tërë ka numër më të vogël të ushtarëve dhe ka pak municione... Më shumë ndihmë do të vijë së shpejti”.
Është formuar ditën E Marte , me datë 30 Prill 2024 në Orën 22:43:50 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 1. || Është Votuar: 1.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.77 Sekonta